Morati telefonate Murinjos

Interi kërkon rikthimin e Zhoze Murinjos. Presidenti Masimo Morati i ka telefonuar trajnerit të Realit të Madridit dhe i ka bërë me dije dëshirën e tij që të vijë sërish në “San Siro”, madje që këtë verë.
Miliarderi i naftës ka marrë informacion nga trajneri portugez se cilat janë planet e tij për të ardhmen dhe ka marrë garanci se Interi është një nga dy dashuritë e Zhozesë, bashkë me Çelsin.
Veçse, siç pohon media italiane, në avantazh për të marrë trajnerin është Çelsi i Londrës, madje mes palëve mund të jetë nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje 3-vjeçare.
Murinjo është shumë i dashur për tifozët zikaltër pasi fitoi Championsin, titullin kampion dhe Kupën e Italisë me Interin në 2010, e para herë që ndodhte një gjë të tillë në gati 40 vjet.