UEFA kercenon Mancester Sitin
Mançester Siti kërcënohet nga UEFA se do të përjashtohet nga Champions League sezonin e ardhshëm.
Shkak për këtë është shkelja e rregullave të Fair Play-t financiar, pasi klubi anglez e mbylli vitin 2012 me 120 milionë euro humbje.
Veçse, nuk është vetëm Siti që rrezikon, pasi në listën e UEFA-s janë edhe Çelsi, Paris Sen Zhermen dhe Gallatasaraj.
Sipas drejtuesve të futbollit italian, probleme të lehta kanë Interi dhe Roma, ndërsa nuk rrezikojnë dy gjigandët italianë, Juventus e Milan.
Së fundi, UEFA quan klube model Bajernin, Dortmundin, Barcelonën, Mançester Junajtid, Arsenalin dhe Realin e Madridit të cilët kanë një raport shumë të mirë mes shpenzimeve dhe të ardhurave.