E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, rikthehen protestat në Teheran

Forcat iraniane të policisë qëlluan me gaz lotsjellës dhe arrestuan protestuesit të cilët po mbanin zi për një grua të re të vrarë muajin e kaluar gjatë protestave paszgjedhore.
Një video e re amatore e postuar në internet tregon mijëra njerëz të cilët valëzojnë parullat dhe brohorasin.
Përplasjet shpërthyen pasi qindra mbështetës të liderit të opozitës Mirhossein Moussavi u mblodhën për të mbajtur zi për Neda Agha-Soltan.
Ajo u qëllua më 20 qershor kur përkrahësit e Mousavit u përplasën me policët e rebeluar dhe militantët "Basij" në Teheran. E ëma e Neda deklaroi se vajza e saj ishte një vëzhguese e pafajshme.
Të paktën 300 persona ishin të pranishëm në ceremoninë e studentes 26-vjeçare të muzikës, në varrezat e Zahra në Teheran. Mousavi mbërriti në varreza për të marrë pjesë në ceremoni, por policia e detyroi atë që të kthehej në makinën e tij dhe të largohej.
Më vonë, qindra protestues u përpoqën për të lëvizur drejt "Grand Mosala", një vend i madh për lutje në qendër të Teheranit. Protestuesit vendosën kontenjerë mbeturinash në rrugë. Të paktën tre persona u arestuan gjatë protestave, e cila vazhdoi dhe gjatë mbrëmjes. Mousavi dhe kandidati tjetër reformist Mehdi Karoubi thonë se autoritetet kanë manipuluar zgjedhjet e 12 qershorit për të siguruar rizgjedhjen e presidentit të vijës së ahpër Mahmoud Ahmadinejad.
Mediat iraniane kanë raportuar për vrasjen e disa protestuesve të tjerë. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se qindra njerëz duke përfshirë dhe politikanët e lartë pro-reformave, gazetarë, aktivistë dhe avokatë, janë arrestuar që nga zgjedhjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›