E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure: Me Adebayor do të sjellim kulturën e Arsenalit në City

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Kolo Toure, është i lumtur që po i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij Emmanuel Adebayor, duke thënë se ata do të sjellin përvojën e Arsenalit në City."Adebayor vërtet është një mik i mirë i imi. Kur ai nënshkroi për Cityn e dija se kjo ishte një lëvizje e goditur për të dhe të jem tashmë bashkë me të këtu, është e rëndësishme për mua. Do të sjellim në City atë që mësuam në Arsenal", ka thënë Toure për faqen zyrtare të klubit. "Jam i lumtur që erdha këtu, jo vetëm sepse ka lojtarë vërtet të mirë, por për shkak të ambicieve që secili ka", ka shtuar Toure.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›