Ferguson lavdëron Mancinin

Nga Express më 30 shtator 2011 në ora 17:10
Sir Alex Ferguson ka lavdëruar menaxherin e rivalit të qytetit Manchester City, Roberto Mancini për mënyrën si është marrë me refuzimin e Carlos Tevezit për të luajtur në mesjavë.
Menaxheri i Manchester Unitedit nuk deshi të flet drejtpërdrejtë për Tevezin por tha se Mancini ka vepruar mirë ndaj incidentit.
“Mendoj se Mancini ka treguar fuqinë e karakterit të tij, fuqinë e autoritetit të tij dhe kjo është e rëndësishme. Në përvojën time si trajner, karakteri i fortë ka qenë i rëndësishëm dhe në një klub futbolli nuk ekziston askush më i rëndësishëm se trajneri”, tha Ferguson gjatë një konference për shtyp.