E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarate: Dua të qëndroj te Interi

Mauro Zarate ka deklaruar se ai dëshiron të mbetet te Interi dhe shpreson se ata do ta bëjnë qëndrimin e tij të përhershëm në fund të sezonit.

24-vjeçari arriti në Giuseppe Meazza nga Lazio në formë të huazimit njëvjeçar në ditën e fundit të afatit kalimtar veror dhe thotë se është i kënaqur me ambientin e ri.

"A do të qëndroj te Interi verën e ardhshme? Sigurisht do të doja të qëndroj. Kjo është ajo çfarë dua dhe çfarë shpresoj se do të ndodhë. Jam shumë i lumtur në Milano, vërtet më pëlqen këtu. Roma është një qytet i bukur, por është më kaotik. Milani është më i qetë, më pëlqen", ka thënë Zarate për Inter Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›