E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha për bebe

Nga Express më 30 shtator 2011 në ora 17:41

Kim Kardashianit nuk i kanë ardhur menstruacionet, kështu që ka shumë mundësi që ajo të jetë shtatzënë. Kjo si duket edhe e ka nxeh situatën e saj me burrin.

Sipas revistës amerikane “OK!”, ylli televiziv – e cila së fundi u martua me të dashurin e saj Kris Humphries – është shtatzënë me fëmijën e parë.

“Kim ka thënë se i janë vonuar menstruacionet”, tha një burim i afërt me Kardashian. “Tani ajo është dashur të jetë në cikël menstrual, por ja që nuk është. Kim gjithmonë ka dashur që të ketë fëmijë para se t’i bëjë 30 vjet, por kjo shtatzëni duket se po i del paksa jashtë orarit”, ka thënë një burim.

Sipas këtij burimi, pasi i janë vonuar ajo ka menduar që t’i vë edhe një emër fëmijës – prioritet thuhet se janë emrat që fillojnë me shkronjën K.

“Madje ajo është parë duke blerë edhe një libër me emra fëmijësh që fillojnë me shkronjën K”, tha ky burim. Nëse lajmi vërtetohet, atëherë Kim do të jetë “mami” në vitin 2012.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›