E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson mohon interesimin për Lampardin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka mohuar spekulimet rreth paraqitjes së një oferte për mesfushorin e Chelseas Frank Lampard gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Daily Mail kishte njoftuar në mëngjesin e së premtes se Ferguson dëshiron ta sjell Lampardin në Old Trafford. Por, skocezi mohoi mundësinë e ardhjes së 33 vjeçarit. “Vërtetë mendoni se Chelsea do t'a shiste në United gjatë janarit?”, tha Ferguson.

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj. Chelsea synon të bënë diçka në pjesën e dytë të sezonit dhe për këtë arsye do të dëshiron të mbajë futbollistët e saj më të mirë” përfundoi skocezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›