SHBA, rriten shitjet në tregun muzikor

Shitjet e albumeve muzikore në Shtetet e Bashkuara u rritën në vitin 2011, për herë të parë që nga viti 2004.
Shitjet e albumeve u ngritën me 1.3 për qind në vitin 2011, kryesisht falë këngëtares britanike Adele, që shiti plot 5.8 milionë kopje të albumit të saj të dytë, “21”.
Michael Buble shiti 2.4 milionë kopje të albumit të tij “Christmas”, ndërsa “Born This Way” i Lady Gaga u ble nga 2.1 milionë fansa.
Në total, në vitin 2011 u blenë 4.4 milionë albume më shumë se në vitin 2010, me CD-të që mbeten formati më popullor. Vetëm një në tre albume u zgjodh në format digjital.
“Recovery” i Eminem ishte albumi më i shitur i vitit 2010, me 3.42 milionë kopje të blera. Rekordet nga Lil Wayne, Jason Aldean dhe Mumford and Sons ndihmuan në tërësi shitjet me albume, “single” dhe kolona zanore, duke regjistruar 1.6 miliardë dollarë për herë të parë.