Henry zyrtarisht në Arsenal
_431692.jpg)
Arsenali kompletoi transferimin e sulmuesit Thierry Henry në huazim për dy muaj nga New York Red Bulls.
Golashënuesi më i mirë në histori të Arsenalit mund të shënojë debutimin e tij të dytë kundër Leeds United në FA Cup të hënën. Ai do të bart fanellën me numrin 12. Henry ka qenë duke stërvitur me Arsenalin pas pushimit në MLS dhe nuk duhet të kthehet në SHBA deri në mars.
“Jam shumë i lumtur. Ishte dëshirë e imja por edhe e Thierrys. Do ta kemi me ne për muajt janar dhe shkurt, Pastaj do të kthehet në SHBA” tha menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.