E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson preferon Ronaldon para Leo Messit

Trajneri i skuadrës Manchester United, Sir Alex Ferguson ka thënë se nëse do i kërkohej të zgjidhte në mes ish sulmuesit të tij, Ronaldos dhe sulmuesit argjentinas Leo Messit, gjithmonë do zgjedhte Ronaldon. Ai ka pranuar admirimin për portugezin.

“Messi apo Ronaldo? Ata janë dy lojtarë fantastik. Do preferoja Ronaldon sepse e di se çfarë kualitete ka ai. Ai është i jashtëzakonshëm, lojtar fantastik, që luan shumë mirë më dy këmbët, është i shpejtë dhe i mirë në ajër,” është shprehur Ferguson.

“Messi është lloj tjetër lojtari, por të dy sjellin kualitet në futboll” përfundoi Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›