Guardiola: Hap i madh drejt titullit

Trajneri i Barcelonës, Josep Guardiola ishte i kënaqur me ekipin e tij, pas fitores prej 2-0 në shtëpi ndaj Osasunas.
“Ne e dimë se Reali nuk do të bëjë më gabime, kështu që ne duhet të fitojmë edhe dy ndeshje për t`u bërë kampionë. Ne kemi bërë hap të madh drejt titullit”.
“Ne kemi luajtur si ekip ndaj Osasunas, e cila ishte e vështirë për t`u mposhtur. Lojtarët reaguan mirë pas disfatës, ashtu siç kam pritur”, u shpreh Guardiola.