E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson rrezikon dënim

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson rrezikon të dënohet për pesë ndeshje. Tabloidi anglez Mail on Sunday ka bërë të ditur se Ferguson mund të dënohet pas komenteve të bëra kundër gjyqtarit Alan Wiley të cilin e quajti të trashë dhe në formë të dobët fizike pas barazimit 2-2 kundër Sunderlandit, dy javë më parë.

Federata e Futbollit të Anglisë të hënën do të marr vendim rreth rastit pas hetimeve të bëra në javën e kaluar. Manchester United në fundjavë kaloi në krye të tabelës në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›