Java e mysafirëve

Këtë javë vendasit nuk kanë arritur asnjë fitore në Superligë. Derbi ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës ka përfunduar pa fitues, sikurse ndeshja ndërmjet Ferizajt e Flamurtarit.
Besa ka fituar tri pikë në Vushtrri, sikurse KEK-u në Gjakovë. Me fitoren në Gjilan, Hysi ka barazuar pikët me liderin.
Trepça Prishtina 0:0
Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina dalëngadalë po del nga kriza e rezultateve. Bardhekaltrit kanë marrë një pikë të vlefshme nga udhëtimi i vështirë që patën të dielën në Mitrovicë, në duel me liderin aktual, Trepçën, takim ky i zhvilluar në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll dhe i cili përfundoi me rezultat 0:0.
Në pjesën e parë e këtij takimi, i cili u përcoll nga rreth 5 mijë shikues, Trepça u përpoq më tepër për të shënuar gol, duke i krijuar disa raste të mira shënimi. Por, sulmet e Xehetarëve ndaleshin nga bardhekaltrit, të cilët ishin shumë të kujdesshëm në repartin e mbrojtjes. Por, prishtinasit nuk ishin të përqendruar vetëm në mbrojtje, ngase ata në këtë pjesëlojë i krijuan edhe dy-tri raste të mira për të shënuar gol, nëpërmjet kundërsulmeve.
Ndërsa, në pjesën e dytë kishte raste shënimi nga të dyja palët, por dukshëm më pak sesa në pjesën e parë, ngase të dyja ekipet ishin më të koncentruara në aspektin e mospranimit të golit dhe në këtë mënyrë ky takim përfundoi pa gola.
Gjilani Hysi 0:1
Gjilani po vazhdon të përballet me krizën e rezultateve, sepse edhe në duel me Hysin, të cilin e zhvilloi në shtëpi, djelmoshat e Muharrem Sahitit pësuan humbje me rezultat minimal, 0:1. Golin e vetëm dhe të fitores për Hysin e ka shënuar Enis Zabërxha në minutën e 32-të të takimit. Me këtë fitore, ekipi llapjan i ka barazuar pikët me liderin e tabelës së klasifikimit.
Ferizaj Flamurtari 1:1
Ballafaqimi ndërmjet Ferizajt dhe Flamurtarit ka përfunduar pa fitues, pasi ky takim është përmbyllur me rezultat të barabartë, 1:1. Skuadra vendase kaloi e para në avantazh prej 1:0, me golin që e shënoi Sherif Topalli në minutën e 22-të të takimit. Pas pësimit të këtij goli, Flamurtari e hapi lojën me qëllim që ta shënojë golin e barazimit. Ekipi prishtinas e arriti këtë synim në minutën e 65-të, kur Labinot Jetullahu e barazoi rezultatin në 1:1.
Kosova (V) Besa 0:2
Kosova e Vushtrrisë është mposhtur në shtëpi nga Besa me rezultat 0:2. Ekipi pejan pjesën e parë të takimit e përmbylli me avantazh prej 0:1, me golin që e shënoi Granit Çekaj. Ndërsa, në pjesën e dytë të takimit, gjegjësisht në minutën e 62-të, Besa e realizoi edhe një gol nëpërmjet Haxhi Zekës, për rezultat përfundimtar, 0:2.
Vëllaznimi KEK-u 0:2
Vëllaznimi assesi nuk po ia del ta tejkalojë krizën e rezultateve, e cila e ka kapluar këtë ekip. Gjakovarët u mposhtën para adhuruesve të tyre nga KEK-u, me rezultat 0:2. Elektricistët kanë kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 37 nëpërmjet Visar Zogianit. Ndërsa epërsinë e KEK-ut, në 0:2 e vuri Berat Grabovci në minutën e 63-të të ndeshjes, me të cilin rezultat edhe përfundoi ky takim.
Superliga xhiroja XI
Tabela ND GD PI
1. Trepça 12 11 24
2. Hysi 12 8 24
3. Flamurtari 12 5 22
4. KEK-u 12 8 18
5. Ferizaj 12 -1 18
6. Liria 12 4 17
7. Besa 12 3 17
8. Prishtina 12 -5 14
9. Drenica 12 -13 14
10. Kosova (V)12 -3 12
11. Vëllaznimi 12 -5 10
12. Gjilani 12 -12 10