E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul/ Rekord, 711 ndeshje me Real Madrid

Raul Gonzalez Blanco, simboli i Real Madrid, kaloi të shtunën në mbrëmje Manolo Sanchis, duke u bërë lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje zyrtare me klubin madrilen (711), sipas agjencisë AFP.
Raul, 32 vjeç, luajti ndaj Valladolid (fitore 4-2) ndeshjen e tij të 711 zyrtare me Real Madrid, vetëm një ndeshje më shumë se Manolo Sanchis, mbrojtësi legjendar nga 1983 - 2001.
Sulmuesi spanjoll, kapiten i Real, shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke shkuar në ndeshjet zyrtare me klubin në shifrën e 320 golave.
Ai kaloi në sezonin e fundit mitikun Alfredo Di Stefano (307 gola), duke u bërë shënuesi më i mirë i Real në ndeshjet zyrtare.
Raul është aktualisht shënuesi më i mirë në C1 (Kupa e klubeve kampione dhe Liga e Kampioneve, në të gjitha turet) me 65 gola të shënuar, duke qënë para shokut të tij të ekipit, holandezit, Ruud van Nistelrooy (60).
Raul është gjithashtu mbajtës i rekordit si shënues në ekipin e Spanjës, me 44 gola në 102 seleksione. Lojtari nuk ka mundur që ta përmirësojë këtë rekord, pasi seleksionimi i fundit i tij ka qënë në shtator të vitit 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›