Fergusoni, veç Çelsit, leksione edhe për Arsenalin
Mançester - Sir Aleks Ferguson ka filluar të japë leksione për të gjithë rivalët e tij në Premier Ligë. Pasi ka qortuar Çelsin për shkarkimin e Skolarit, ai i jep disa këshilla edhe trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger. Sipas teknikut të Mançester Junaited, Arsenali ka nevojë për futbollistë mbrıjtës, dhe jo për sulmues.
"Ajo që më habit mua është se Vengeri gjithmonë blen lojtarë sulmues, siç ishte rasti i fundit me Andrei Arshavinin. Arshavin është lojtar i mirë, por, Arsenali tashmë ka Nasrinë, Adebajorin, Van Persin, Bendtnerin, Eduardon, Ualkotin, etj. Mendoj se atij nuk i pëlqen të blejë lojtarë mbrojtës, prandaj ka mungesë të baraspeshës në skuadër", ka deklaruar për The Indipendent trajneri i Mançester Junaited, Sir Aleks Ferguson.
Mançesteri udhëheq Premier Ligën angleze duke qenë i shkëputur nga Liverpuli i vendit të dytë me 5 pikë. Ndërsa, Arsenali këtë sezon rrezikon seriozisht për të mos marrë pjesë fare në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshmëm.