Xherard i gatshëm në përballjen me Realin
Liverpul - Stiven Xherard pritet të jetë i gatshëm për Liverpulin në ndeshjen e radhës kundër Raelit të Madridit për Ligën e Kampioneve. Xherard i ka munguar skuadrës së tij në dy ndeshjet e fundit, mungesë që është ndier shumë tek Liverpuli. Pjesëmarrjen e tij në ndeshjen kundër Realit e ka konfirmuar vetë tekniku Benitez në faqen zyrtare të klubit.
"Gerard mund të luajë të mërkurën. Ai duhet të fillojë stërvitjen që sot, dhe pastaj mjeku do të vendosë nëse do të luajë apo jo. Nuk është një vendim i lehtë, por, ai është thuajse i gatshëm për ta bërë këtë", deklaron trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez.
Ndeshja e parë mes Realit dhe Liverpulit për 1/8-at e Ligës së Kampioneve do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit.