E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fergusonin e larguan pronarët pa dëshirën e tij!!

Pensionimi i Sir Alex Ferguson ka marrë një kahje tjetër në media. Njëri nga miqtë e tij më të mirë, gazetari i Manchester United, David Meek ka zbuluar se pensionimi i Ferguson ka qenë i shtyer nga vendimi i pronarëve të skuadrës.

Sipas Meek, Ferguson ka menduar që të jetë trajner edhe vitin e ardhshëm dhe se ky vendim e ka befasuar pa masë. Gazetari që ndihmoj në shkruarjen e autobiografisë së Ferguson, tha se familja Glazzer qëndron prapa këtij vendimi."Ferguson e ka patur në plan të jetë trajner edhe edicionin tjetër. Vendimi i tij më ka befasuar pasi që unë i dija planet e tij.

Prapa këtij vendimi qëndron familja Glazzer e cila i'a ka përshpejtuar pensionimin Fergusonit. Kjo është një histori në vete e diskutuar dhe përfunduar prapa shpine" deklaroj Meek./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›