"Mourinho vetëm njeri i turpit"

Babai i Andres Iniestas, Jose Antonio Iniesta ka dalur në mbrojtje të djalit të tij pas akuzave të Jose Mourinhos. Babai i Iniestës pati fjalë të këqija për Mourinhon duke e quajtur njeri të turpit.
"Ai nuk di të dalloj se çka është respekti dhe turpi. Mourinho është vetëm njeri i turpit. E keni parë se si ai gjithmonë është në përleshje me dikë, nëse jo me kundërshtarë, atëherë me skuadër të tij.
Rasti me Casillas tregon më shumë se kush është Mourinho, por shikojeni edhe fundin e tij se si ka ardhur" deklaroj babai i Iniestës./Indeksonline/