E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë kampioni olimpik

Andrew Simpson, kampion dhe nenkampion olimpik i veles, nderron jete ne nje aksident tragjik. Ne foto, pas triumfit te tij ne Pekin 2008

Një kampion olimpik i velës mbeti i vdekur në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit gjatë stërvitjes.

Britaniku Andrew Simpson, medalje e artë në Pekin 2008 dhe argjend në Londër 2012 në velën individuale për meshkuj, ndërroi jetë pasi katamarani i tij 24-metërsh u përmbys, ndërsa po stërvitej në Gjirin e San Françiskos, në SHBA.

36-vjeçari ndodhej në drejtimin e katamaranit së bashku me 11 anëtarë të stafit, por gjatë përmbysjes, një e papritur e njohur në këtë sport, ai pati fatin e keq që këmba e tij u ngatërrua në disa litarë, duke mbetur poshtë ujit për disa minuta, përpara se të shpëtohej nga shokët e skuadrës.

Simpson, djathtas, ne podium si fitues i medaljes se argjendte, ne Londer 2012

Kampioni u asistua në vendngjarje dhe më pas në daljen në breg, por në mbërritjen e shërbimit të urgjencës, mjekët nuk mund të bënin gjë tjetër përveçse të deklaronin Simpson të vdekur.

Pamje nga aksidenti, kamarani i permbysur ne Gjirin e San Franciscos asistohet nga roja bregdetare

Simpson dhe ekuipazhi i tij ndodheshin në San Françisko për t’u stërvitur, përpara mbajtjes së një kupe ndërkombëtare për katamaranët, në të cilën së bashku me ekipin e tij, britaniku duhet të mbronte titullin kampion të fituar në 2010-n./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›