Mes muzikes dhe artit pamor

Keto dite, ai ka celur ekspoziten vetjake te diszajnit konceptual, ne galerine e tij “NikaVisual”, ose si e quan vete e ai, vatren e hapur per te gjithe artistet. Nepermjet punimeve ka percjelle mesazhe pozitive per perballjen e problematikave te realitetit ne Kosove e Shqiperi.
I frymezuar nga vepra shekspiriane, mesazhi i permbajtjes se ketij posteri eshte qe gabimet te kerkohen tek vetja, e jo tek te tjeret. Nje tjeter mesazh i forte, vjen nga punimi, ku shprehet qarte nevoja per heronj paqeje, pas atyre te luftes.
“Kam si menyre shprehjeje artin vizual ashtu edhe muzikor. Nuk ka rendesi se ne c’menyre shprehesh”, pohoi Alban Nimani.
Per sa u perket projekteve muzikore, disa te reja ne horizont. Nje balade e re romantike me grupin, por edhe nje projekt personal qe do te sjelle nje Alban krejtesisht ndryshe para publikut.
“Eshte nje fushe qe po me pelqen shume kohet e fundit qe dua ta eskperimentoje, qe eshte muzika me Di Xhej”, tha Nimani.
Ekspozite e re, gjini e re muzikore, risite per Alban Nimanin, duket te jene pjese e karakterit te tij, qe padyshim do te sjellin surpriza per publikun qe e ndjek. “Gjithmone do te keni nje Alban ndryshe”, tha ai.