E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët e Korçës rrisin investimet në bujqësi

Fermerët e Korçës janë duke përfituar çdo vit e më tepër nga grantet e qeverisë shqiptare për bujqësinë dhe blegtorinë. Skemat të cilat janë të shpërndara gati në të gjitha sektorët e bujqësisë po tërheqin vemendjen e fermerëve në rajonin juglindor të vendit të cilët nga ana tjetër i kanë dhënë një përparësi bujqësisë në 4 vitet e fundit dhe kanë nisur të vjelin frutet e saj. Drejtori i Drejtorisë të Bujqësisë në Korçë Adrian Maho bën të ditur për “Ora Neës” se aplikimet për fondet publike nga ana e fermerëve janë të hapura dhe për disa skema afatet janë drejt përfundimit. Aktualisht në këto skema janë regjistruar plot 570 fermerë vetëm gjatë këtij viti.
Për këto dy skema proçedurat e aplikimit nisin nga 1 maj-30 qershor, ndërkohë që përveç kësaj do të ketë mundësira që grantet e qeverisë të shfrytëzohen nga ana e fermerëve në juglindje edhe për të pëfituar kredi bujqësore deri në masën 70 për qind. Bujqësia në rajonin e Korçës ëshjtë përmirësuar gjatë viteve të fundit dhe një ndihmesë për këtë e kanë dhënë pikërisht mbështetja me financime e qeverisë shqiptare e cila është duke i dhënë një prioritet të madh këtyre sektorëve nëpërmjet subvencioneve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›