Inspektoriati i Punës jep alarmin për shfrytëzimin e fëmijëve

Inspektoriati i Punës jep alarmin për shfrytëzimin e fëmijëve që punojnë. Gjatë raportimit në komisionin e Punës dhe të Shëndetësisë ata u shprehën se janë 280 fëmijë të evidentuar që punojnë. Vikrita Çuko kryetare e inspektoriatit shtetëror të Punës deklaroi ndër të tjera se gjatë 2011 janë shënuar 126 aksidente dhe 26 kanë qenë me humbje jete.
Opozita nga ana tjetër kërkoi më tepër kontrolle në këtë sektor. Sipas Eltar Dedës në këto momente mund të përsëritet një tjetër Gërdec dhe nuk mund të kontrollohet.
Një ndër problematikat e ngritura në këtë komision ishte edhe mbyllja e qëndrës shëndetësore në QSUT ku trajtoheshin sëmundjet profesionale. Gjatë 2011 Inspektoriati i Punës ka vendosur 397 gjoba.