E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët i japin fund bllokadës në kufirin bullgar

Athinë - Fermerët grekë të cilët kanë protestuar për çmimet e ulëta të produkteve të tyre i dhanë fund sot bllokadës në një pikë kufitare me Bullgarinë pasi kërkesat e tyre për kompensim u përmbushën.Greqia ka përjetuar disa ditë kaos në transport, pasi mijëra fermerë të zëmëruar bllokuan rrugët e vendit, por pjesa më e madhe e tyre hoqën dorë këtë javë nga greva pasi qeveria premtoi 500 milionë euro subvencione për produkte të tilla si vaji i ullirit dhe gruri.Disa fermerë vazhduan të mbanin të bllokuar pikën kufitare Promachonas në veri të Greqisë, pasi druheshin se qeveria nuk do të mbante premtimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›