Marrëveshja NABUCCO nënshkruhet brenda vitit
Vjenë - Pritet që marrëveshja për linjën gazsjellëse NABUCCO, e cila do të dërgojë gazin natyror të Turkmenisë dhe Azerbajxhanit drejt Evropës nëpërmjet Turqisë, të nënshkruhet brenda këtij viti në Turqi. Raundi i dytë i negociatave ndërqeveritare për projektin e gazsjellësit NABUCCO, u zhvillua në Vjenë.
Kryetari i delegacionit të Turqisë në negociata dhe njëkohësisht Nënsekretar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Selim Kuneralp tha se pjesëmarrësit pranuan që marrëveshjen ndërqeveritare ta nënshkruajnë brenda këtij viti. Kuneralp pasi bëri të ditur se pas kësaj edhe një apo dy raunde të mbledhjeve të nivelit teknik në lidhje me projektin NABUCCO do të zhvillohen në Vjenë, citoi se shpreson që marrëveshja ndërqeveritare të nënshkruhet në Ankara.
Sipas projektit, gazsjellësi NABUCCO parashikohet të përcjellë drejt Evropës nëpërmjet Turqisë 31 miliardë metër kub gaz në vit. Banka Evropiane e Investimeve premton të japë 2 miliardë euro për projektin NABUCCO që sipas llogaritjeve do të kushtojë gjithsej 8 miliardë euro.