Fermerët marrin paratë, ishin shpallur fitues nga skema mbështetëse e vitit të kaluar

Fermerët që janë shpallur fitues nga skema kombëtare e mbështetjes e vitit 2025 do t’i marrin paratë gjatë ditëve në vijim.
Në dhjetor, qeveria rialokoi 2 miliardë lekë shtesë për bujqësinë, që do të përdoren për të kryer pagesat për fermerët përfitues.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njoftoi se kësti i dytë i pagesave për ta është kaluar brenda datës 31 dhjetor.
AZHBR ka punuar pa ndërprerje në ditët e fundit të vitit për të mundësuar kalimin e 50% të pagesave të mbetura të cilat po shpërndahen aktualisht në llogaritë bankare të rreth 65,000 fermerëve përfitues./vizionplus.tv