E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përmbytje edhe në Divjakë, dëme në toka bujqësore dhe sera

Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje edhe në territoron e bashkisë Divjakë.

Gjatë paradites se kësaj të marte, uji vërshoi në sipërfaqjet e tokave bujqësore duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë në fushë, por edhe në sera.

Sipas badhkisë Divjakë, përmbytjet erdhën si pasojë e mosfunksionimit te kanaleve kulluese, të cilat në disa segmente u bllokuan nga intensiteti i ujërave.

Situata emergjente nxori në terren punonjësit e bashkidë Divjakë të cilët hapën segmentet e bllokuara të kanaleve.

Sipas kreut te bashkisë divjakë, Josif Gorrea, tre hidrovorët po punojnë me kapacitet të plote duke ulur nivelin e ujërsve në zonat e përmbytura.

Momentalisht nuk ka banesa të përmbytura dhe rrugë të bllokuara ndërsa eskavatorët e bashkisë po punojnë për hapjen e kanaleve të bllokuara.

Gjithë puna është përqëndruar në pastrimin e kanaleve nga mbeturinat dhe bimësia e madhe.

Përmbytjet në Divjakë prekën katër fshatra, kryesisht në tokat bujqësore. Ndërkohë janë marrë masat për të garantuar furnizimin me energji elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›