VIDEO/ Drini del nga shtrati, situatë kritike edhe në Lezhë

Reshje të dendura shiu mëngjesin e 6 janarit kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit.
Mes tyre është edhe qarku Lezhë, që është përballur ditën e sotme me një sërë problematikash, kryesisht në lagjen “Besëlidhja” dhe pranë hyrjeve të shkollave, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Ndërsa orët e fundit, prurjet e shumta të ujit kanë bërë që edhe lumi Drin të dalë nga shtrati në disa zona, duke rrezikuar përkeqësim të situatës.
Autoritetet lokale ndërkohë u kanë bërë thirrje qytetarëve, të shmangin lëvizjet e panevojshme.
LEXO EDHE: VIDEO/ Përmbytje edhe në Divjakë, dëme në toka bujqësore dhe sera