Fermerët në protestë në Lushnje, problem çmimi i qumështit: Nuk kemi mbështetjen e duhur!

Blegtorët nga Lushnja, Fieri, Berati, Vlora dhe Kavaja ka dalë në shenjë proteste këtë të hënë në hyrje të autostradës Lushnje- Fier, pranë zonës Saver. Blegtoret protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese pasi pretendojnë së që prej datës 1 prill është ulur me 100 lekë të vjetra për litër qumësht .
Në mënyrë demostrative, potestuesit derdhën qumësht në rrugë si konkurrencë që u bëhet nga industria e qumështit dhe mungesa e duhur e subvensioneve.
Protestuesit pretendojnë se institucionet shtetërore nuk ushtrojnë kontrollet e duhura në këtë sektor dhe se nuk kanë mbështetjen e duhur.
Forca të shumta të policisë po mbikqyrin mbarëvajtjen e protestës, ndërsa nuk ka patur bllokime në autostradë nga mjetet bujqësore.
/rtsh.al/