E Martë, 3 Nëntor 2026

Fermerët që ruajtën vreshtat nga natyra, rrushi për konsum tavoline është në vit të suksesshëm

Vreshtat në serat e zonës Allkaj në Lushnjë kanë prodhim të bollshëm. Rrushi për industri i mbjellë në fusha e kodra u dëmtua nga klima jo e favorshme e këtij viti por serat janë plot me rrush tavoline.

Për Yllka Sefën, ky është viti me i suksesshëm për faktin se prodhimi  jo vetëm që po shitet i gjithë, por edhe çmimi është i lartë.

Nga 120 deri në 150 lekë për kilogram është kërkesa aktuale për tregun e shumicës dhe cilësia është në parametrat e duhur.

Specialistet e bujqësisë  thonë se prodhuesit e vreshtave këtë vit kanë shtuar volumin e punës për të luftuar sëmundjet  që preken sipërfaqet e mbjella.

Për agronomin Beshir Sina, shumë shpenzime dhe punë krahu të bëra nga pronarët e vreshtave, tashme po shpërblehet me shitjet.

Rrushi për konsum tavoline po tregtohet me shumicë. Zona Allkaj ka mbi 200 ha vreshta në sera dhe çdo vit sipërfaqet po shtohen me varietetet për konsum ditor.

Aktualisht prodhimi këtë vit po tregtohet i gjithi mbi 100 lekë për kg dhe sasia që është e pa vjelë do të furnizoje tregun vendas deri në dhjetor për vitin e ri.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›