Vijon fluksi në doganën e Morinit/ Shqiptarët e Kosovës, pushime edhe gjatë shtatorit

Në fundjavën e dytë të muajit shtator vijon fluksi i lëvizjeve dhe udhëtarëve që vijnë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Në doganën e Morinit janë shmangur radhët pasi policia kufitare zbatoi proceduren e kalimit te kufirit pa kontrolle.
“Më mirë se në vendin tënd ska kështu që shqiptarët tek shqiptarët,“ thotë një qytetar kosovar.
“Do të shkojmë për të pushuar. Shqipëria është vendi jonë dhe gjithmonë vijmë me dëshirë,“ thotë një qytetar tjetër.
Ky sezon turistik ka qenë tejet i suksesshëm ku sipas të dhënave përmes pikave kufitare të Qarkut të Kukësit kanë kaluar 15% më shumë turistë se në vitin 2022 ndërkohë që nga 1 qershori deri në datën 31 gusht në pikat kufitare të qarkut Kukës kanë kaluar 5 milion e 500 mijë shtetas.
Gazetare M. Mëhilli
/RTSH/