Fermeret, sa paguajne per pension
Te vetepunesuarit ne sektorin e bujqesise jane me te privilegjuarit nga ligji per faljen e kamatvonesave te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Keshtu, me ane te ketij ligji, fermeret sigurojne periudha te kaluara me ato masa kontributesh qe kane qene ne vitet respektive.
Perfitimet
Deri ne 31 dhjetor te gjithe fermeret mund te sigurojne periudha te meparshme, qe nisin nga 1 tetori i vitit 1993 me ato masa kontributesh te miratuara ne vitet respektive, te cilat jane mjaft simbolike pa i ngarkuar keto masa me kamatvonesa sipas viteve perkates. Keshtu fermeri me 50 per qind te vjetersise ne kete skeme, kur ploteson moshen dhe vjetersine e pergjithshme prej jo me pak se 35 vite, perfiton pensionin ashtu sikurse kontribuuesit ne qytet. Po keshtu fermeret qe nuk e plotesojne 1/2 e vjetersise ne pune, si te vetepunesuar ne bujqesi, ketu perfshihet dhe vjetersia ne pune qe mund te kene ne ish Ndermarrjet Bujqesore dhe sherbimi ushtarak, perfitojne nje pension te ndermjetem. Keshtu, pensioni i lidhur si pension kooperative bujqesore, rritet me 1 per qind per cdo vit te siguruar si i vetepunesuar ne bujqesi. Me keto pagesa te vetepunesuarit ne sektorin bujqesore, mund te perfitojne te gjitha llojet e pensioneve ashtu sikurse ata ne qytete, pra pensione pleqerie, invaliditeti dhe familjare. Gjithashtu, mund te perfitojne shperblim dhe leje lindje si dhe sigurim shendetesore, qe do te thote vizita mjekesore falas, shtrime ne institucionet shendetesore, rimbursime medikamentesh, ekzaminime falas, etj.
Pagesat
Nje fermer mund te siguroje periudha te prapambetura per 15 vite e 3 muaj vetem me nje shume prej 72,056 leke, kur ushtron aktivitetin e tij ne zona fushore dhe 46,665 leke kur ushtron aktivitet ne zona malore. Fakti qe shumat e mesiperme perbejne sigurimin shoqeror dhe ate shendetesor tregon se sa minimale ne eshte per fermeret kjo pagese. Per kete skeme fermeri paguan mesatarisht rreth 20 per qind te detyrimit kontributiv qe paguan nje i vetepunesuar ne qytet, pasi pjesen tjeter te detyrimit prej rreth 80 per qind e kompenson shteti. Sipas llogaritjeve, vetem me ane te nje leje lindje te perfituar nga nje fermere arrihen te rimerren te gjitha shumat e paguara nga fillimi i skemes qe daton tetorin e vitit 1993 e deri ne fund te ketij viti. Po keshtu nje fermer qe derdh kontributet qe nga muaji tetor i vitit 1993, paguan mesatarisht vetem 8 per qind, te shumes qe paguan nje i vetepunesuar ne qytet. Me faljen e kamatvonesave, perfitojne rreth 185 mije fermere me nje vlere te pergjithshme prej rreth 275 milione lekesh.
Kriteret
Nje person qe te perfshihet ne skemen e sigurimeve si i vetepunesuar ne sektorin bujqesor duhet te kete aktivitet bujqesor dhe blegtoral si dhe te kete toke ne pronesi ose te marre me qira apo te tjetersuar ne favor te tij. Gjithashtu, keta persona duhet te kene qendren e banimit ne te njejtin rreth ku ushtron aktivitetin bujqesore si dhe te mos jete I siguruar ne skema te tjera te sigurimit shoqerore. Per shtetasit e shperngulur, qofte dhe nese aktualisht banojne ne qytet behet e mundur pagesa si te vetepunesuar ne bujqesi, per kohen qe kane plotesuar kushtet ne qendren e banimit te meparshme. Pagesa ne keto raste do te behet ne komunen ose bashkine, ku shtetasi ka pasur kushtet per nje sigurim si i vetepunesuar ne bujqesi. Nga ana tjeter jane nje sere kategorish qe jane klasifikuar si me emergjentet per tu perfshire ne skemen e sigurimeve shoqerore. Keshtu te paret qe duhet te paguajne kontributet jane fermeret e pa perfshire fare ne skeme, te cilet jane krejtesisht te pambrojtur nga ligji i sigurimeve shoqerore dhe qe nuk perfitojne asnje perfitim. Gjithashtu, ne kategorite emergjente perfshihen edhe ata fermere qe jane ne prag te plotesimit te moshes se pensionit dhe nuk kane vjetersine e punes per te marre qofte edhe nje perfitim te pjesshem. Duke pasur parasysh se pas plotesimit te moshes se daljes ne pension nuk mund te behet pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore, ata qe jane ne prag te pensionit duhet te plotesojne vitet e mbetura bosh.