"Deti i paster", kreh kufirin
Vlore - Pas numrit te madh te deportiveve (klandestineve te kthyer), ka nisur nje operacion i koduar "Deti i paster", qe nga Saranda e deri ne afersi te Lushnjes. Operacioni i perbashket mes Delta Force, policise se Kufirit dhe Nderhyrjes se Shpejte kane bere nje 'krehje' te zonave me dalje ne det. Sipas drejtorit te drejtorise se Kufirit dhe Emigracionit, per Vloren, Myzafer Elezi ne kete operacion jane verifikuar te gjitha mjetet e lundrimit, gomonet peshkarexhat etj. Ende nuk ka shifra per evidentimin e gjurmeve te trafikut, se paku ne menyre zyrtare, por mesohet se operacioni nisi pas dyshimeve per levizje te mundshme per trafikim ne keto zona. Sipas tij, shkak jane bete edhe deportivet e shumte, te mberritur se fundi. Ata kane identifikuar deri me tani tre nga linjat me te perdorura per t'u larguar nga Shqiperia. Sic behet me dije operacione te tilla do te jene ne vijimesi pune e kufitareve per te mbajtur larg cdo tentative trafiku. Operacioni eshte shtrire ne te gjithe vijen bregdetare te qarkut te Vlores dhe ne te u perfshine efektiva dhe mjete te sherbimeve te policise kufitare, drejtorise se policise dhe te repartit antitrafik 'Delta Force'. O. Hila