Lihet ne qeli, polici i antidroges
SHKODER - "Arrest me burg" ka qene masa e sigurise qe ka caktuar nga Gjykata e Shkodres per oficerin e antidroges, Shpetim Gurin, Fatjon Kurtajn dhe Ndricim Fikajn. Oficeri i antidroges Shpetim Guri, i ndaluar pak dite me pare nga koleget e tij akuzohet per vepren penale te shperdorimit te detyres, ndersa Fatjon Kurtaj dhe Ndricim Fikaj akuzohen per vepren penale te "kultivimit te lendeve narkotike". Gjate seances akuza ka paraqitur provat dhe ka deklaruar se ndalimi i te dyshuarve ka qene i ligjshem, duke i kerkuar gjykateses Irida Kacerja, qe masa e sigurise te jete "arrest me burg". Ndersa mbrojtja i ka kerkuar trupit gjykues te caktoje si mase sigurie ate te arrestit ne shtepi. Ne seancen gjyqesore per caktimin e mases se sigurise nuk kane qene te pranishem 2 nga te arrestuarit dhe avokatet e tyre kane paraqitur prokuren para gjykates. Oficeri i antidroges u ndalua pas hetimeve qe e implikonin ate per dekonspirim informacioni, si rezultat i nje operacioni te koduar BLIRI. Gjate hetimit te kesaj ceshtjeje ka rezultuar se punonjesi i policise, shtetasi Shpetim Guri, me detyre specialist i seksionit te Luftes Kunder Droges, ka konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres, duke ju garantuar mbrojtjen per kultivimin e bimeve narkotike dy te ndaluarve te tjere. Po ne pranga ka rene dhe nje tjeter person i akuzuar per kultivim bimesh narkotike, Smajl Kurtaj, ne banesen e te cilin u gjenden 13 kg kanabis sativa e thare.
R. Llazari
R. Llazari