E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fermeri në Gosë të Madhe kultivon perime dhe ullinj të cilësisë së lartë

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Ejup Shehi nga fshati Gosë e Madhe në Kavajë, kultivon në fermën e tij me sipërfaqe rreth 3 hektarë, kryesisht perime të stinës dhe ullinj cilësorë, që i tregton në tregun vendas.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e Ejupit i cili, siç tha ministrja, “falë punës së tij të palodhur dhe pasionit për bujqësinë kultivon perime fushe në 2 hektarë tokë bujqësore, të cilat shkojnë në tregun vendas, duke sjellë freskinë e natyrës në tryezat tona”.

Në fermën e tij, Ejupi kultivon edhe ullinj cilësorë.

“Në 1 hektar ullishte, Ejupi kultivon ullinj cilësorë, duke siguruar lëndën e parë për prodhimin e vajit të ullirit “Made in Albania””, shkroi Denaj.

1 nga 8

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›