E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fernando Krafi një version të rinjsh

Tankred Dorst

Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër dramë nga Tankred Dorst, me regji të Rogerta Nikollës, shfaqet nga sonte deri më 13 maj, ora 19:00, në skenën e Teatrit të Komedisë. Fernando, një mashkull i pushtetshëm në shoqëri, i propozon për martesë Julias, e cila është një femër e bukur dhe e kulturuar. Por gjatë bashkëjetesës ai i qëndron indiferent dhe nuk ia shpreh dashurinë asnjëherë të vetme.

Një këndvështrim i thellë i emocioneve të një marrëdhënieje të ndërlikuar bashkëshortore. Regjisori Gëzim Kame e vuri në skenën e Teatri Kombëtar në vitin 1995 me aktorët Ndriçim Xhepa e Yllka Mujo dhe është vlerësuar veçanërisht për lojën e dyshes së aktorëve.

Në këtë version të rinjsh, interpretojnë: Ledion Zoi, Laura Nezha dhe Aleksandër Kondi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›