Frymëzimet e Pacit nga Ejell Çoba
Ekspozita Jetë e Humbune piktorit Gjovalin Paci hapet sonte në orën 19:00 në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Prezantohen 107 punime që përbëjnë 11 cikle figurative mbi familjen, traditën, miqësinë, përjetimet, torturën, simbolikën komuniste etj..
Janë rrëfimet e shkruara në vitet 1973-1978 nga autori shkodran Ejell Çoba në librinJetë e Humbun, që frymëzuan artistin për të realizuar këtë ekspozitë. Këto piktura i përkasin gjinisë së portretit dhe kompozimit, ato janë të realizuara në teknika të ndryshme si vaj, pastel, akrilik, kolazh, tush mbi letër etj..