E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fernando Torres prezantohet tek Chelsea

Firma mbi kontratë e Fernando Torres ka shënuar edhe rekordin e transferimit në Britani, ashtu sikurse edhe për Chelsea. Londinezët kanë paguar 50 milion paund, për një kontratë 5 vjet e gjysëm me sulmuesin spanjoll. Torres pasi ka kryer vizitat mjekësore në Stamford Bridge, ka dhënë edhe deklaratën e parë si lojtar i bluve.

"Chelsea – një nga skuadrat më të mëdha në europë, lufton gjithnjë për trofe. Kështu ky është niveli që cdo lojtar dëshiron të arrijë – të luajë për një klub të tillë dhe tani që e arrita jam shumë i lumtur," është shprehur spanjolli. Gjatë kohës së kaluar në Anfield, Torres ka shënuar 81 gola në 142 ndeshje në të gjitha kompeticionet, e ndërkohë shitja e fanellave Chelsea me emrin e Fernandos ka nisur menjëherë. Ardhja e Torres në Stamford Bridge është një frymë shprese për londinezët, që nuk po kalojnë momente të lumtura dhe pasi krysonin kampionatin, janë larguar tashmë shumë nga beteja për titull.

Firma me Torres dhe Luiz në orët e fundit të merkatos, e mbajnë bilionerin rus, Roman Abramovich, si një nga dominuesit e merkatos së futbollit. E njëkohësisht, ky transferim do ti shtojë më tepër agonizëm përplasjes së rë dielës në Premier League, kur Chelsea të presë Liverpool.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›