E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fanela e Brazilit Te lindur per te luajtur futboll

“Të lindur për të luajtur futboll” konsiderohen brazilianët nga e gjithë bota, por tani kjo shprehje do të përligjet edhe e shkruajtur në jakën e fanellave të reja të Brazilit. 5 herë kampionët e botës kanë prezantuar një dezajn të ri për fanellat e famshme verdhegjelbër.

Të dy versionet për ndeshjet në shtëpi dhe jashtë fushës, janë rimodeluar nga një vije horizontale në gjoks, në referencë të një legjende vendase sipas së cilës ajo do të mbrojë trupat nga armiqtë. Dezajni i sponsorizuar nga Nike, dhe sipas drejtorit të marketingut të kompanisë prestigjoze "këto fanella janë prodhuar nga riciklimi i shisheve plastike, por pavarësisht kësaj ato ruajnë karakteristikat teknologjike”.

Trajneri i Selecaos, Mano Menezes, që ka ndjekur në Peru skuadrën e të rinjve të Brazilit, në kampionatin e Amerikës së Jugut Under-20, nuk ka marrë pjesë në këtë cermoni, për shkak të anullimit të fluturimit, si pasojë e motit të keq. Përfaqësuesja braziliane do të zbresë për herë të parë në fushë me fanellat e reja, në miqësoren e 9 marsit, në Paris, kundër Francës.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›