I rikthehet notit ish kampioni olimpik Thorpe

Ish-kampioni olimpik në not Ian Thorpe i ka dhënë fund muajve të mbushur me spekulime, duke njoftuar rikthimin e tij në pishinë me objektivin për të marrë pjesë me skuadrën australianë në Lojrat Olipike Londër 2012.
"Nuk e kam marrë lehtë vendimin për t’u kthyer në sërish në garë. Jam menduar gjatë për këtë dhe kamë vendosur t;i kthehem kompeticioneve”, ka thënë notari australian. 28- vjecari, të cilit i është vënë epiteti "Torpedo", u largua nga garat e notit në vitin 2006, pas një karriere të shkëlqyer ku arriti të fitonte 9 medalje, 5 të arta, 3 argjendi dhe 1 bronzi në Sidnei 2000 dhe Athinë 2004. Po ashtu, Thorpe ka arritur të shpallet 11 herë kampion i botës në garat e 200 dhe 400 metrave stil i lirë. Pas vendimit për t;u kthyer në garë, notari australian ka si objektiv të marrë pjesë edhe në 100 metra stil i lirë. “Nuk e kam lënë kurrë notin, vetëm se nuk kam marrë pjesë në gara. Tani dua ta bëjë këtë dhe jam i bindur se i kam të gjitha mundësitë fizike dhe psikologjike për të shfrytëzuar në mënyrën më të mirë këtë mundësi”, ka vijuar më tej Ian Thorpe.
Notari australian është regjistruar menjëherë në testet anti-doping si dhe ka nisur një program special 9-mujor për të siguruar një vend në delegacionin australian që do të marrë pjesë në Londër 2012.
Nertan Prifti