E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Bill Clinton raporton para Obamës për udhëtimin në K. e Veriut

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të bëjë sot një përmbledhje të udhëtimit të tij të fundit në Korenë e Veriut përpara presidentit Barack Obama në një takim me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi administrata amerikane. Takimi mes ish-presidentit dhe atij aktual të Shteteve të Bashkuara do të zhvillohet në "Situation room", një sallë mbledhjesh mjaft e izoluar.
Një këshilltar i Obamës konfirmoi se gjatë bisedimeve do të trajtohet udhëtimi i Clinton në fillim të gushtit në Phenian, gjatë të cilit ish-presidenti arriti të sigurojë lirimin e dy gazetareve amerikane Laura Ling dhe Euna Lee, të dënuara nga drejtësia koreanoveriore me 12 vjet punë të detyruar për hyrje të paligjshme në territorin e Koresë së Veriut.
Gjatë kësaj vizite të shkurtër, Bill Clinton është takuar gjithashtu për tri orë kokë më kokë me liderin koreanoverior Kim Jong-Il.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›