E Diel, 1 Nëntor 2026

Rosi fiton në Çeki, thellon distancën në + 50

Valentino Rosi fitoi dje garën për çmimin e madh të Brnos në Çeki, duke e çuar diferencën me shokun e skuadrës, Horge Lorenco në + 50 pikë. Rosi e udhëhoqi garën prej fillimit, duke mos i lënë asnjë mundësi rivalëve për ta rrezikuar.

Kurse Lorenco u tregua i nxituar, duke u rrëzuar pesë xhiro para përfundimit të garës dhe duke i dhuruar vendin e dytë Dani Pedrozës. I treti u rendit Toni Elias, i ndjekur nga Andrea Doviciozo dhe Loris Kapirosi.

Kur kanë mbetur edhe 6 gara nga fundi i botërorit të Moto GP, “Doktori” udhëheq i sigurt drejt fitores, me 212 pikë, i ndjekur nga piloti tjetër i Yamahas, Horge Lorenco me 162 pikë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›