Ferrara: Livorno për të harruar Bordonë
“Dua një Juve të pamëshirshme, gjithmonë në kërkim të fitores. Nuk duhet të lëmë pikë rrugës, sidomos kundër skuadrave më të dobta se ne në letër, si Livorno. Vjet humbëm pikë të vlefshme në këtë mënyrë, kjo nuk duhet të ndodhë më. Ia kujtoj gjithnjë lojtarëve,”- shpjegon Ferrara.
Pas barazimit të së martës kundër Bordosë në Ligën e Kampionëve nuk kanë munguar kritikat në drejtim të “Zonjës”: “Nuk u entuziazmuam shumë pas fitoreve në kampionat dhe nuk do dëshpërohemi për barazimin në mesjavë. Kritikat e sakta na bëjnë mirë, jemi mësuar me këtë.”
Juventusi është e vetmja skuadër që ka ndryshuar plotësisht mënyrën e lojës në krahasim me sezonin e kaluar. Në dy muaj skuadra ka përshtatur një sistem të ri loje dhe sipas trajnerit jo çdo gjë do të shkojë në perfeksion që në fillim, megjithë rezultatet pozitive.
Në lidhje me situatën e dëmtimeve, tekniku italian shton: “Është një situatë që duhet të kemi kujdes, por kjo ka edhe anën pozitive. Skuadra po ecën mirë, lojtarët që janë aktivizuar kanë bërë paraqitje të mira. Del Piero dhe Diego? Të shohim nëse do jenë gati kundër Xhenovas. Të hënën do sqarohet gjithçka. Rasti i Del Pieros po ndiqet me vëmendje, kurse Diego është më mirë.”
Më tej Çiro Ferrara ndalet edhe te Xhovinko: “Ndaj Lacios hyri si zëvendësues dhe luajti mirë. Në Itali ndodh që i kushtojmë rëndësi promovimit të të rinjve dhe pastaj jemi po vetë që i kritikojmë pas një paraqitjeje jo të mirë të gjithë skuadrës. Më duket e çuditshme që mendimet në lidhje me Sebastianin të ndryshojnë brenda tre ditëve. Është mbivlerësuar? Ndoshta nga shtypi, por jo nga unë. Gjithmonë përpiqem të sillem në mënyrë sa më të përshtatshme me të gjithë lojtarët, sidomos me të rinjtë. Kam besim tek ai, Xhovinko do luajë nesër. Do përdor të njëjtin modul loje, dua t’i jap skuadrës siguri.”