E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Mourinjo rigjen Kambiason

Kambiaso pësoi një dëmtim më 14 gusht gjatë trofeut “Tim” dhe prej atëherë ka qenë një mungesë e rëndësishme në mesfushën zikaltër.

Në ndeshjen kundër Barcelonës argjentinasi ishte në pankinë dhe të dielën ndaj Kaljarit do ketë mundësi të aktivizohet në pjesën e dytë.

Ndryshe nga Kambiaso, mesfushori serb Dezhan Stankoviç do ketë një vend si titullar pas aktivizimit në pjesën e dytë të mërkurën në “San Siro” ndaj Barçës.

Mourinjo ishte i detyruar që në këtë ndeshje të përdorte Tiago Motën para mbrojtjes, por në transfertën e Kaljarit ka mundësi të aktivizojë Stankoviçin që nga minuta e parë, për ta zëvendësuar në pjesën e dytë me të rikthyerin Kambiaso.

Pra, duket se problemet për teknikun luzitan morën fund. Edhe Muntari është në ditët e fundit të agjërimit dhe së shpejti do rifitojë formën optimale, duke qenë një alternativë tjetër në repartin e mesfushës.

Ndryshime mund të ketë edhe në mbrojje, ku shihet si mundësi aktivizimi i Santonit në të majtë, gjë që do t’i jepte një shtytje më të madhe përpara, në krahasim me Kivu.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›