E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Elbasanit, regjistrohen 1823 studentë

Burime nga ky universitet bënë të ditur se nga 2270 që është numri i pranime për vitin e ri akademik 2009-1010, deri tani janë rregjistruar 1823 të rinj". Kandidatët për studentë që nuk do të fitojnë në fazën e parë të regjistrimeve do të kenë një mundësi të dytë përmes plotësimit të vendeve bosh.

Në datën 25 shtator pritet të mbërrijë lista e dytë e kandidatëve për studentëi. Për këtë vit të ri akademik në Universitetin e Elbasanit më shumë kërkesa për regjistrime ka pasur në degën e Ciklit të Ulët dhe "Psikologji", ku nga 100 që është numuri i pranimit janë rregjistruar 99 kandidatë për studentë.

Këtë vit akademik, Rektorati kërkoi rritje të kuotave pasi universiteti "Aleksandër Xhuvani" plotëson të gjitha kushtet për të pritur 2270 studentë të rinj, krahas përfshirjes të dy programeve të reja "Teknologji Informacioni" dhe "Edukim Fizik dhe Sporte".  Universiteti i Elbasanit ka 4 fakultete: Shkenca Humane, Shkencat e Natyrës, Ekonomik dhe  Shkencat e edukimit" me 22 degë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›