Ferrara: Nuk e kam menduar kurrë largimin
“Në këtë profesion stoli nuk është asnjëherë i sigurt. Asnjëherë nuk kam qenë i shqetësuar për këtë çështje, por për problemet e skuadrës”, u shpreh numri një i pankinës bardhezi në përfundim të takimit Parma-Juventus (1-2).Ferrara theksoi më tej se pushimi ishte pozitiv për ekipin e tij, sepse shërbeu për të ulur tensionin e grumbulluar gjatë muajit të fundit, si pasojë e rezultateve të dobëta. “Na ndihmoi edhe riaftësimi i Kielinit, sot ishte shumë i rëndësishëm”, shtoi tekniku italian.Duke u rikthyer edhe një herë te çështja rreth të ardhmes së tij, Çiro Ferrara u shpreh se asnjëherë nuk e ka ndier pas krahëve “hijen” e Gus Hidink: “Këto zëra nuk më kanë krijuar asnjë problem, ashtu si nuk më kanë krijuar problem fakti që klubi ka kërkuar të tjerë trajnerë para se të ma besojë mua pankinën”.