E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodra ende nën ujë, evakuohen 527 familje

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm Lulzim Basha ndodhet që në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonat e përfshira nga përmbytjet.Ministri Basha, ka zhvilluar edhe një mbledhje me Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër. Situata në njësitë vendore të Shkodrës, në të cilat është shpallur gjendja e emergjencës, sipas vlerësimeve të bëra nga Drejtoria e Bujqësisë dhe njësive vendore Shkodër, janë përmbytur rreth 4786 ha tokë. Janë në prezencën e ujit 870 shtëpi. Të evakuuar gjithsej janë 527 familje, ndërsa ende vazhdojnë evakuimet. Këto të dhëna janë të orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.Evakuimi vazhdon. Pritet të evakuohen gjithsej rreth 3000 persona nga njësitë vendore të bashkisë Shkodër, Komunat Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Bushat. Në komunën Dajç, një grup pune i ngritur nga Prefekti në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është punuar dhe riparuar rreth 140 m argjinature dhe brenda ditës së sotme pritet të përfundoje pjesa tjetër e dëmtuar prej 400 m. Gjithashtu për të ndihmuar në situaten e krijuar, kanë ardhur edhe një grup specialistësh nga Kosova i përbërë prej 15 vetësh të cilët janë të pajisur me mjete speciale, varka gome etj, që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›