Enkel Demi qëllon me grushte Mero Bazen
Ish-kryeredaktor i televizionit Klan, aktualisht drejtues i emisionit “Kutia e Fundit”, ka goditur me grushte Bazen, tek qendra tregtare City Park. Goditja ka ardhur pas një grindje midis tyre, megjithatë ende nuk dihen hollësitë e këtij veprimi. Por situata është qetësuar, pas ndërhyrjeve të Mesila Dodës, deputetes të Partisë Demokratike, bashkëshorte e Demit. Mero Baze e ka mbyllur me heshje ngjarjen, duke mos e bërë publike në media. Kujtojmë, se Mesila Doda është vënë shpesh në qendër të artikujve të gazetës “Tema”, duke e ofenduar.