E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara nuk lëviz, merr besimin e drejtuesve

Takimi midis teknikut italian dhe drejtuesve më të lartë të “Zonjës” (Betega, Seko, Blank) ka zgjatur rreth tre orë. Edhe pas këtij takimi, Çiro Ferrara do të vazhdojë të jetë trajneri i Juventusit, pasi ka marrë konfirmimin nga krerët e klubit.

“Po, ai do të vazhdojë të jetë në krye të pankinës. Mendoj se nuk është ai problemi”, u shpreh zëvendës drejtori i përgjithshëm, Roberto Betega, pas daljes nga mbledhja. Në fakt, më pas u tha që objekt i diskutimeve nuk ishte as çështja e shkarkimit, as ajo e dorëheqjes së trajnerit.
                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›