E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptari vret me thikë bashkëshorten

Një 45-vjeçar nga Shqipëria ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij me thikë. Policia italiane tha se ngjarja ndodhi në Teramo, ku 45-vjeçari Shkëlqim Koni, ka vrarë gruan e tij, Rudina Koni.Sipas policisë, autori i ngjarjes është vetëdorëzuar pranë organeve të drejtësisë menjëherë pas krimit. Hetimet e para thonë se shkak i grindjes, e cila ka përfunduar me krim ka qenë xhelozia. Çifti shqiptar ndodhej prej vitesh në Itali, ku jetonin, por gjithçka ka ndryshuar rrjedhë pas kësaj ngjarjeje. Mësohet se në përbërje të familjes Koni ishin edhe dy fëmijë, të cilët në momentin e krimit ishin në gjumë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›